Insajderi
Lajme

Aksioni për naftën: Arrestohet Nisret Bajraktari, pronari i kompanisë së betonit “Seticommerc”

Insajderi
01 July 2026 - 14:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksioni për naftën: Arrestohet Nisret Bajraktari, pronari i kompanisë së betonit “Seticommerc”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i gjerë i zhvilluar sot nga Prokuroria, Policia e Kosovës, Administrata Tatimore (ATK) dhe Dogana, i cili shënjestroi bizneset e përfshira në kontrabandë dhe evazion fiskal me derivate të naftës.

Siç merr vesh Insajderi, në pranga të organeve të rendit ka përfunduar edhe biznesmeni Nisret Bajraktari, pronar i vetëm i kompanisë së njohur nga Suhareka, “Seticommerc SH.P.K.”.

Ajo që e bën specifik arrestimin e tij është profili i biznesit që ai udhëheq. Ndonëse aksioni i sotëm është fokusuar tërësisht në bizneset e naftës, kompania e Bajraktarit njihet në tregun e Kosovës kryesisht për sektorin e ndërtimit dhe prodhimit të betonit.

Megjithatë, në listën e gjatë të aktiviteteve dytësore që ky biznes ka deklaruar në shtet, figuron edhe Kodi 4730: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara.

Sot Insajderi ka raportuar se një hetim afro dyvjeçar i Krimeve Ekonomike dhe ATK-së ka kulmuar me një aksion masiv në mbi 40 lokacione, duke goditur një rrjet që dyshohet se ka importuar ujë në vend të naftës nga Shqipëria. Përmes kompanive fiktive dhe faturave false, ky grup ka shmangur detyrimet tatimore duke dëmtuar buxhetin e shtetit, operacion ky që ka çuar në arrestime dhe sekuestrime të parave cash e cisternave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark