
Një aksion i madh i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po zhvillohet në Kaçanik.
Në pamjet që janë publikuar në media, shihet se policia është stacionuar në zona të ndryshme të kësaj komune.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
Për rastin, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore do të dalin një konferencë për shtyp në orën 11:30 për të dhënë detaje mbi hetimet dhe zhvillimet e mëtejshme.
Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel, Gazmend Hoxha dhe Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Burim Çerkini.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…