Administrata Tatimore e Kosovës është shkuar hapave të kapjes nga pushteti i Kurtit. Një njeri jashtë këtij institucioni, i afërt me Kurtin e partinë, si dhe i akuzuar dikur për deklarim të rrejshëm të pasurisë, synon të bëhet drejtori i ATK’së.
Gazeta Insajderi
Një prej kandidatëve me gjasat më të mëdha për tu bërë drejtor I Administratës Tatimore është shefi aktual i AKP’së, Mentor Hyseni.
Emri i Hyseni bie së në raport me kandidatët tjerë për shkak të afërsisë së madhe me pushtetin e Kurtit.
Ai ka qenë edhe kandidat për deputet I kësaj partie si dhe është lavdëruar publikisht nga kryeministri Kurti.
Po ashtu, pushteti i Kurtit është kujdesuar që në asnjë moment mos ta ië Hysenin pa post të rëndësishëm tash e tri vjet e gjysmë.
Ai tash është duke e lakmuar një post tjetër. Tejet të rëndësishëm. Pozitën e drejtorit gjeneral të ATK’së.
Por, sa është i denjë për këtë pozitë kandidati Hyseni?
Ai ka kaluar muaj të tërë duke u përballur me një aktakuzë. I ishte ngritur me datën 21 korrik 2022, ka zbuluar Gazeta Insajderi.
Ngritja e aktakuzës është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Prokurori i Shtetit pas shqyrtimit të lëndës dhe analizimit të provave ka ngritur Aktakuzë pran Gjykatës Themeiore në Prishtinë kundër të pandehurit Mentor (Heset) Hyseni, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Ngritja e kësaj aktakuzë u bë bazuar në një kallëzim penal të ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsion.
Kjo aktakuzë kundër tij është ngritur nga prokurori Zef Perndrecaj.
Aktakuzë të ngjashme kanë edhe pushtetarë tjerë të Kurtit. Para disa dite u konfirmua aktakuza e njejtë edhe kundër Donika Gërvallës, ministres për Punë të Jashtme.
Gazeta Insajderi, po ashtu, është informuar se kjo aktakuzë ka marrë epilog nga Gjykata. Hyseni është dënuar me kusht për mos deklarim të pasurisë.
Gazeta Insajderi e ka kontaktuar Mentor Hysenin, por i njëjti deri tash nuk ka pranuar që të komentoi as për procesin gjyqësor e as për mundësinë që politika po e shtynë përpara kandidaturën e tij për në krye të Administratës Tatimore.
Insajderi po ashtu e ka kontaktuar edhe Ministrinë e Financave që ka shpallur konkursin për Shef të ATK-së, por as kjo e fundit deri tash nuk është përgjigjur për pyetjet e dërguar sa i përket Mentor Hysenit dhe kandidaturës së tij, procesit gjyqësor e as mundësisë së përkrahjes politike.
Në maj të këtij viti Ministria e Financave që drejtohet nga Hekuran Murati shpali konkurs për Drejtorin e ATK-së.
Edhe pse nuk ka pasur kumtime publike, është raportuar se në garë janë rreth 10 kandidatë.
“Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime (certifikata e marrë nga Policia e Kosovës apo nga gjykata kompetente, jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit)”, është njëri nga kushtet.
Kujdesi i pushtetit të Kurtit për Mentor Hysenin
Ndonëse Hyseni kalonte kohë duke u përballur me një aktakuzë për deklarim të rrejshëm të pasurisë, kjo situatë nuk e pengonte aspak që të përfitonte poste të mëdha shtetërore.
Fuqimisht ishte emëruar anëtar i bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Më 2021. Pas dy viteve, më 2023, ishte emëruar kryesues i bordit të AKP’së.
Ndërsa më herët, në Qeverinë Kurti 1 ishte emëruar anëtar I bordit të përkohshëm të Ujësjeiiësit Prishtina.
Megjithatë, pushteti I Kurtit nuk ishte kujdesur vetëm për Hysenin. Por, edhe për familjarët e tij.
Vëllai i gruas së tij ka përfituar një post tejet të lartë. është emëruar në postin e krye-shefit të ndërmarrës publike- KOSTT.
Kandidati për deputetë të Vetëvendosjes dhe lavdet e Kurtit
Hyseni që tash synon të bëhet drejtor I ATK’së në zgjedhjet e vitit 2019 kishte provuar të bëhej deputet. Kishte humbur garën.
Ai kishte aderuar në Vetëvendosje në gusht të vitit 2019. Aderimin e tij e kishte njoftuar Kurti.
E kishte lavdëruar atëkohë kandidatin e tashëm për drejtor të ATK’së.
“Ardhja e Mentorit në Lëvizje është vlerë e shtuar për të përmirësuar Politikat Publike, Ekonominë dhe Financat Pubiike në vendin tonë”, kishte shkruar Kurti.
Hyseni më pas kishte vazhduar aktivitetin politik në VV. Madje kishte qenë edhe donator i vogël i partisë, duke dhënë para për mbështetje të fushatës zgjedhore.