14:37 - 15 Shkurt 2016

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngrit aktakuzë kundër Irfan Salihut, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Salihu dyshohet se në mars të vitit 2013, ka nxitur, ka përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, fetare etnike apo grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Prokuroria ka njoftuar se këtë vepër ai e ka kryer me një ligjërate me temën “Si ta shtojmë bereqetin”. I pandehuri ka theksuar se “në periudha të ndryshme gjatë pushtimit të perandorisë osmane në trojet tona kanë qenë 1 % shqiptar”,  “e shajnë atë myslimanë që ju ka dhënë me hektar tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bë sundimtarë të Ballkanit”.