Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë kundër M.B., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të pjesëmarrjes në një grup që ka kryer veprimtari kriminale të importit, eksportit e furnizimit me armë.
“M.B., i cili deri më tani, ishte i pa arritshëm për organet e ndjekjes, ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë periudhës kohore prej, 01.07.2013 deri me 23.11.2013 me dashje dhe me dijeni e me qëllim që ky grup të kryej vepra penale që janë të dënueshme me burgim, së paku 4 vjet, aktivisht ka marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, duke e ditur se pjesëmarrja e tij do të kontribuojë në realizimin e veprimtarisë kriminale”, njofton prokuroria.
Sipas prokurorisë, ndaj grupit me të cilin M.B ka bashkëpunuar, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë në muajin maj të vitit 2014 për transport të armëve nga Maqedonia për në Kosovë.Insajderi.com