Aktakuzë kundër një zyrtareje të njësisë kufitare të policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër një zyrtareje të njësisë kufitare të policisë

    Insajderi
    08 February 2016 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Pejës ka ngritur sot aktakuzë kundër Gj.K, togere në njësinë kufitare të Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare me qëllim “të mundësimit të përftimit të dobisë pasurore për tjetrin.”

    Rasti ka ndodhur në dhjetor të vitit 2014, kur tashmë e pandehura i kishte mundësuar kalimin e lirë një personi që nga Policia e Kosovës njihet për kontrabandim kafshësh.

    Togerja paraprakisht ka qenë nën masën e përgjimit, dhe nga mesazhet telefonike të shkëmbyera me këtë person, është kuptuar se ajo e ka ndihmuar atë të kalojë e lirë në një pikë kufitare.

    “Nesër, po e din ti, ta boj një zile pre naltit,” i kishte shkruar personi, ndërsa kjo i ishte përgjigjur “në rregull, jam nesër unë”.

    “Pra, e siguron se e ka kalimin e lirë,” thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Pejës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark