Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër tre zyrtarëve të Komunës së Drenasit të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitëz apo autoritetit zyrtar.
Aktakuza është ngritur kundër të pandehurve H.XH. TH, drejtoreshë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Kuvendin Komunal në Drenas, SH.B, zyrtar certifikues në Kuvendin Komunal në Drenas V.J, zyrtar në Kuvendin Komunal në Drenas dhe N.B pronar i një firme private.
Përvec tyre, aktakuzë është ngritur edhe ndaj një pronari të një firme biznesi (N.B)/
“Sipas aktakuzës të pandehurit H.Xh.TH, SH.B dhe V.J, ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e blerjes së një kamioni për fikjen e zjarrit për komunën e Drenasit, me ç’rast firmës private të të pandehurit N.B ia kanë paguar shumën e parave në vlerë prej 110.000 mijë euro, ndërsa pas ekzaminimit të kamionit është vërejtur se i njëjti nuk i plotëson kriteret sipas kontratës dhe se pagesa për këtë kamion ishte bërë para se të bëhet pranimi teknik i mallit, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik”, njofton prokuroria.