Insajderi
Lajme

Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për dhunim, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Insajderi
17 July 2026 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për dhunim, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda dyshon se i pandehuri, më 22 dhe 23 shkurt 2026, në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se i pandehuri, gjatë një periudhe të caktuar kohore, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj brenda marrëdhënies familjare.

Po ashtu, ai akuzohet se ka mbajtur në mënyrë të paautorizuar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera, të cilat, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë veprimeve hetimore.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri Xh.Sh. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark