Insajderi
Lajme

Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve

Insajderi
20 April 2026 - 16:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit R.E.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri R.E., më parë e gjer më datë 08.10.2025 rreth orës 06:00 në Gjakovë, me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme prej 4 kg e 670.06 gram.

Me këto veprime i pandehuri R.E., ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 parag.1 të KPRK-së.              

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark