Insajderi
Lajme

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-komandantit të Repartit Policor në Zveçan

Insajderi
12 October 2026 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-komandantit të Repartit Policor në Zveçan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999, në Komunën e Zveçanit, i pandehuri M.Gj., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, dyshohet se ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Sipas Prokurorisë, veprimet e pretenduara janë kryer në kuadër të përgjegjësisë individuale dhe komanduese të të pandehurit, i cili në atë kohë ushtronte detyrën e komandantit të Repartit Policor (përbërja rezervë) në Komunën e Zveçanit.

Po ashtu, sipas PSRK-së, më 29 prill 1999, i pandehuri me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar, të organizuar në formacione të strukturuara, të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë operacion për rrethimin e fshatit në Komunën e Zveçanit.

“Gjatë operacionit, u vranë tre (3) banorë civilë, ndërsa shtatë (7) persona të tjerë u rrëmbyen, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale. Trupat e gjashtë (6) prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë (7) ende nuk është gjetur. Rasti i është kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark