Insajderi
Lajme

Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj djalit, që goditi babain me sëpatë

Insajderi
20 April 2026 - 13:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj djalit, që goditi babain me sëpatë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.M, për shkak të veprës penale: “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, i pandehuri K.M, më 05 shkurt 2026, rreh orës 17:59, në fshatin Isniq të Deçanit, pikërisht në shtëpinë e tij, duke vepruar në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar, ka tentuar ta privonte nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht babain e tij, me të cilin fillimisht kishte mosmarrëveshje verbale mes tyre, e me pas i pandehuri me sëpatë e godet të dëmtuarin në dorë dhe në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark