Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur nga protesta mbarëpopullore në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hamza ka thënë se kjo protestë nuk është në drejtim të askujt, përveçse aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Udhëheqësi i PDK’së ka paralajmëruar veprime sot në Kuvendin e Kosovës karshi kësaj çështjeje.
“Kjo protestë është në përkrahje të liderëve tanë, të udhëheqësëve të UÇK-së, është protestë, solidarizim dhe përkrahje të pakufishme për ta. Sigurisht nuk është e drejtuar ndaj askujt dhe është në përkrahje të plotë. Ne do t’i bëjmë të gjithat veprimet e nevojshme, demokratike edhe protesta, po edhe veprime ligjore, që besoj se sot do t’i konkretizojmë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai në një prononcim për media nga protesta. /Insajderi.org/