“Nuk ishte vetëm incident, këto gjëra po ndodhin shpesh”. Kështu thotë Vesko Pejak nga partia malaziase “Alternativa Crna Gora” në një përgjigje për Insajderin pyetur rreth rrahjes brutale të profesorit shqiptar nga policia kufitare malaziase, Petraq Milo.
Vesko Pejak thotë se edhe vetiu i janë drejtuar policisë kufitare malaziase rreth ngjarjes në fjalë, por se nuk kanë marrë përgjigje as ata.
Megjithatë, Pejak ka një shpjegim shqetësues.
“Por, unë e di që policia jonë nuk i është nënshtruar testeve për ekzaminim psikik që nga viti 2021. Shumë prej tyre kanë edhe ndonjë lloj çrregullimi mendor”, ka thënë Pejak.
Ngjarja brutale ku profesori shqiptar u rrah nga policia kufitare malaziase u riktheu me publikimin e disa pamjeve të reja në mediat lokale të Podgoricës.
Për këtë madje, më në fund, ka reaguar edhe kryeministri në mandatin teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se ekziston edhe një medalje tjetër e tregimit.
“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviq.
Pejak e quan “krejtësisht qesharake” arsyetimin e Abazoviqit. Ai thotë për Insajderin se ishte totalisht joprofesionale dhe e papërgjegjshme “të goditet dikush ashtu në fytyrë”./Insajderi/