×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrahja nga policët në Mal të Zi- Politikani shqiptar lajmërohet për Insajderin, shprehet i mllefosur

    Insajderi
    21 February 2023 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo është lajmëruar shkurtazi për Gazetën Insajderi pasi u publikuan pamje të reja të dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia kufitare malaziase. Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit me 18 janar të këtij viti.

    Ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta, i cili ishte nxjerrë zvarrë nga makina prej policisë kufitare malazeze, kundërshtoi të jap ndonjë përgjigje për ngjarjen, megjithatë në telefonatë u shpreh tejet i mllefosur.

    “Nuk jam prononcuar që kur ka ndodhur problemi. Nuk jam njeri dosido. Është çështje është personale imja”, tha ai për Insajderin.

    Ndryshe, siç u raportua të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës.

    Derisa, bëhet e ditur se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikovac.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark