×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aktivisti VV-së ‘rehatohet’ në pozitë të rëndësishme në K..R.U. “Hidrodrini

    Insajderi
    12 July 2023 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ nga Qendra e VV-së në Pejë, Besnik Zeqiraj, është ‘rehatuar’ në K..R.U. “Hidrodrini”Sh. A. Ai është përzgjedhur në pozitën e zyrtarit financiar, shkruan Insajderi.

    Në bazë të vendimit të cilin e ka parë Gazeta Insajderi, Zeqiraj me 22 qershor është përzgjedhur zyrtar kryesor Financiar në K..R.U. “Hidrodrini”Sh. A. Pejë.

    Sipas ligjit kjo Ndërmarrje Publike është nën Ministrin e Zhvillimit Ekonomik. Ministri kjo që udhëhiqet nga bashkëpartiakia e të përzgjedhurit Zeqiraj, Artane Rizvanolli.

    Kush është Besnik Zeqiraj?

    Besnik Zeqiraj është aktivist i kamotshëm i VV-së. Madje para gjashtë viteve edhe ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burg.

    Në vitin 2021 Besnik Zeqiraj ishte kandidat për Deputet nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, ai ishte i nominuar nga Qendra e VV-së në Pejë.

    Zeqiraj ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë në vitin 2017 me 6 muaj burg.

    Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, Zeqiraj akuzohej se në dhjetorin e vitit 2015 i ka vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvajtje së bashku me një person tjetër.

    Për këtë rast Zeqiraj më herët kishte mbajtur 3 muaj burg si dhe 1 muaj arrest shtëpiak.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga ish-kandidati i VV-së, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark