×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aktivizohet Vetëvendosja, Mimoza Kusari i “bie në qafë” Ramës: A ta ndalë Kosova sundimin e ligjit?

    Insajderi
    02 July 2023 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mimoza Kusari-lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka pyetr kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se çfarë hapi duhet të bëjë Kosova për ta de-eskaluar situatën në veri.

    Ajo ka thënë gjatë një interviste për Euroneës Albania se “Kosova nuk mund ta ndalë sundimin e ligjit“.

    Kusari-Lila, ka vlerësuar kryeministrin e Ramës për mbylljen e projektit të Ballkanit të Hapur.

    Por ajo thotë se Kosova nuk po bën asnjë veprim që e destabilizon veriun.

    ”Mua më intereson cili është parimi i këtyre kritikave, e lexova deklaratën e kryeminsitrit Rama që thuhej që Kosova nuk po bën hapa për de-eskalim. Cili është hapi që Kosova duhet të bëjë për de-eskalim, ta ndalë sundimin e ligjit, të ndikojë Qeveria jashtëligjshëm që kryetarët të dorëhiqen – ata mund të tërhiqen në rast se hidhen nënshkrimet prej 20% të qytetarëve që kanë të drejtë vote“, ka deklaruar Kusari-Lila.

    Më tutje, ajo ka thënë se kryetarët shqiptarë në veri mund të japin dorëheqje vetëm nëse e vlersojnë si veprim të duhur, duke nënkuptuar se nuk do të ketë presione politike mbi ta.

    ”Dorëheqja është akt që bëhet në vlerësimin e tyre, nuk është dorëhqja që mund të vije në si presion politik“, ka deklaruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark