Pakënaqësia e daljes nga BE-ja në Britani është në rritje në mesin e një brezi të ri të cilët u ndihen të “tradhtuar” nga ata që votuan për ta lënë Britaninë e Madhe në Bashkimin Evropian.
Rezultati i referendumit të BE-së në Britani ka ekspozuar një ndarje në mes të gjeneratave në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat e sondazheve tregojnë se 58 për qind e atyre që kanë 65 e më shumë vjeç, votuan për largim nga BE-ja, ndërsa ata të moshës 18 deri në 24 vjeç me shumicë dërrmuese kërkuan që Britania të mbetet në BE.
Në anën tjetër, për largimin e Britanisë nga BE-ja, ka folur edhe një nga aktorët më të mëdhenj britanik të Hollywood-it, Ricky Gervais. Komediani britanik tha se përveç dorëheqjes së kryeministrit Cameron, dhe uljes së vlerës së funtës ndaj dollarit, nuk ka dallime të tjera nga ‘Brexit’-i, njofton Insajderi.
“Unë e di që të rinjtë e Britanisë e kanë humbur shpresën dhe ndihen të humbur”, tha ai duke bërë shaka. ”Por, qetësohuni. Unë nuk e di se si u desh një referendum që të rinjtë ta kuptonin se njerëzit e moshuar të Britanisë i urrejnë ata”.
Por, duke lënë anash shakanë, Gervais, që është një aktor me ndikim në Britani, në fushën e kulturës dhe të artit, tha se ‘Brexit’ nuk do të ndryshojë asgjë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Brexit nuk do të ndryshojë asgjë. Të pasurit do të jenë të pasur, të varfrit do të jenë të varfër. Dhe ne ende do t’i qortojmë të huajt për këtë”, deklaroi ai.
Gervais është komedian që paraqitet më shumë në filmat e Hollywood-it, por edhe në realizimet filmike britanike. Ai ka luajtur përkrah yjeve të Hollywood-it, si Jennifer Garner apo Paul Rudd. /Insajderi.com