Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan u martuan në vitin 2018 por dyshja, të cilët kanë edhe një fëmijë, vendosën të ndaheshin 15 muaj më vonë.
Edhe pse Ozcan dhe Feyza u divorcuan me marrëveshje, ata vazhdojnë të përballen sërish me njëri-tjetrin.
Ish-gruaja e aktorit Feyza ka akuzuar së fundmi ish-burrin dhe motrën tij, Sibel Semerci duke pretenduar se ata e përgjuan duke vendosur një kamerë në shtëpinë ku ajo jetonte me djalin e saj.
Ajo i akuzoi se e kanë kërcënuar me publikimin e fotove në media.
Aktan deklaroi se ishte e shqetësuar nga monitorimi i vazhdueshëm i shtëpisë së saj dhe regjistrimi i imazheve.
Kujtojmë se aktori edhe më parë është akuzuar nga ish gruaja për dhunë.