Aktori i njohur turk Can Yaman është zhvendosur në Itali për xhirimet e serialit të ri “Sandokan”, por ai do të jetë pjesë edhe e një tjetër produksioni televiziv.
Aktori tani është duke ndjekur leksione për hipizmin dhe duelet me shpata për t’u bërë gati në rolin e Sandokan.
Xhirimet nisin në muajin Shtator dhe do të përfshijnë Malajzinë, Karaibet dhe Meksikën.
Gjatë qëndrimit të tij në Itali, ai do të jetë pjesë e versionit të ri të filmit “The Ignorant Fairies” të regjisorit italo-turk Ferzan Özpetek. Bëhet fjalë për një film të dedikuar jetesës së komunitetit LGBT.
Historia e një gruaje, bashkëshorti i të cilës vdes në një aksident me makinë. Më pas ajo zbulon se ai ka pasur një të dashur, e cila e prezanton me botën e komunitetit LGBT, duke i ndryshuar jetën tërësisht.
Can Yaman nuk ka asnjë projekt në Turqi dhe duket se do të vazhdoj karrierën e tij në Itali.