Insajderi
Show

Aktori i njohur arrestohet në Japoni për trafik droge

Insajderi
13 December 2025 - 11:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktori i njohur arrestohet në Japoni për trafik droge
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori i njohur Jeremy O. Harris, i serialit “Emily in Paris”, është arrestuar në Japoni me dyshimin për trafik droge.

Dramaturgu dhe aktori që u shfaq në serial si stilisti i modës Gregory Elliott Dupre, është arrestuar në Okinawa me dyshimin për tentativë trafikimi droge, pasi autoritetet gjetën MDMA në çantën e tij pas mbërritjes nga Tajvani.

Jeremy O. Harris u arrestua në nëntor, për përpjekje për të importuar drogë, sipas një deklarate të policisë të enjten, më 4 dhjetor.

Kurse sipas New York Times, Harris është ndaluar që nga 16 nëntori, kur iu gjet MDMA në bagazhin e tij të dorës në aeroportin e Nahas, pas mbërritjes nga Tajvani.

Policia e Tomigusukut, e cila mbikëqyr aeroportin, tha se Harris iu referua prokurorëve të Nahas me dyshimin për shkelje të Kodit Doganor. Megjithatë, prokurorët nuk kanë thënë nëse janë ngritur akuza zyrtare


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark