Can Yaman javë më parë bëri bujë në titujt e medieve rozë pasi u fotografua me të dashurën.
Mediet italien bënë të ditur se Yaman është në lidhje dashurie me prezantuesen italiane, DIletta Leotta.
Madje, dyshes iu publikuan edhe disa fotografi nga pushimet e tyre në Itali, ku u panë në momente intime.
Por, të gjitha dyshimet i ka shuar vet aktori përmes postimit të fundit, me të cilin konfirmon se është bashkë me Dilettën.
“Çifti i rrezikshëm”, ka shkruar Can Yaman krahas fotos, teksa e etiketoi edhe prezantuesen.
Bjondja italiane ka rrëmbyer zemrën e aktorit të dashur për vajzat, i cili shumë herë është përfolur për lidhje të tjera.