Filmi i yllit suedez, Zlatan Ibrahimovic është shtyrë për muajin janar të vititi 2022, shkruan Insporti.
Lajmin e ka konfirmuar edhe aktori nga Kosova, Granit Rushiti, i cili luan rolin e Ibrahimovicit.
Për Insportin, Rushiti bëri të ditur se filmi është shtyrë për janar për shkak të koronës, dhe zbuloi bisedën e tij më Ibrahimovicin.
“E kam takuar Zlatanin tre ditë më parë, dhe ka treguar historinë e tij se si ka arritur të jëtë ky lojtar që është. Ndërsa na pyeti për vështirësitë që kemi pasur gjatë xhirimit, Ibra më pyeti nëse e vizitoj Kosovën dhe i tregova që e kam parë në ndeshjen me Suedinë që u zhvillua në Kosovë dhe më tha: “Pse nuk i ke treguar sigurimit që ke qenë aktor i filmit se kishe mundur me hy dhe me pasë kontakt”- rrëfeu Rushiti për Insportin.
Aktori kosovar zbuloi se kishte tentuar të kontaktonte me sigurimin por këta të fundit nuk e kishin dëgjur.
I drejtuar nga Jens Sjogren dhe i shkruar nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz, filmi është i bazuar në dokumentarin e Zlatanit me të njëjtin emër dhe paraqet jetën e tij nga fëmijëria deri tek karriera e tij si një prej sulmuesve më të mirë në planet.
Aktorët që luajtën në këtë film janë Dominic Bajraktari Andersson, i cili ka rolin e Ibrës si (11-13-vjeç) dhe kosovari tjetër Granit Rushiti, i cili luan rolin e Ibrës si (17-23-vjeç).