Neslihan Atagü sipas mediave turke nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktiorja turke e njohur si Nihan në serialin “Kara Sevda” që ishte shikuar edhe nga shqiptarët, së fundi është dërguar me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në rolin e fundit në serialin “Vajza e Ambasadorit”, ajo ka shkruar se nuk do të mund ta vazhdoj për shkak të sëmundjes.
“Përshëndetje të gjithëve. Unë i them lamtumirë Nares, të cilën unë e ndjeva deri në qelizat e mia ndërsa luaja. Edhe pse e tolerova problemin që kisha prej kohësh, trupi im nuk tregoi atë tolerancë ndaj meje. Kam nevojë për pak pushim. Përshëndes ekipin tim të serialit “Vajza e Ambasadorit! Faleminderit djema. Faleminderit audiencës sonë. Ju gjithmonë na keni mbështetur. Shihemi në histori të tjera sa më shpejt të jetë e mundur…”, kishte deklaruar aktorja.