Shkruan: Fadil Kajtazi Kohëve të fundit është aktualizuar prapë çështja e vrasjes në Shtudgard të 17 janarit 1982 ku kanë mbetur të vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri…
Shkruan: Fadil Kajtazi
Kohëve të fundit është aktualizuar prapë çështja e vrasjes në Shtudgard të 17 janarit 1982 ku kanë mbetur të vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka.
Në dy shkrime të mia njëri me 27.10.2010 me titull “Dosjet ndryshojnë historinë” dhe tjetri 15.03.2012 me titull “Vrasja në Stuttgart”, kam përshkruar skemën e vrasjes në aspekte politike, ligjore, procedurale dhe tektike të duke portretizuar ngjarjen me qëllim të heqjes së dilemave të shumta, dhe kryesisht dilemën se vrasjen e ka realizuar një shqiptar.
Në këtë riaktualizim po theksojë:
- Vrasjen e ka organiszar SDB, me vendim të Këshillit Federativ për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues, i përberë prej 8 antarësh; 4 nga Kryesia e RSFJ-së, pastaj Kryetari i Këshillit Ekzekutiv, Sekretari Federativ i Mbrojtjes dhe Sekretarit Federativ i Punëve të Brendshme, i cili edhe e bënte propozimin. Në këtë kohë propozimi është bërë nga Stane Dolanc. Ky organ ishte kushtetues dhe i paraparë sipas nenit 331, të Kushtetutës së RSFJ-së;
- Në vrasjen direkte të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit atentatorët kanë qenë Zhelko Razhnjateviq-Arkan dhe Gjorgje Bozhoviq-Gishka. Për këtë arsye Sekretari Federativ i Punëve të Brendshme, Stane Dolanc, shumë vite më vonë, pati deklaruar se “Arkani ka qenë më i dobishëm se i gjithë shërbimi”, kurse ai përpos privilegjeve dhe shumave të parave, nga Sekretariati Federativ i Punëve të Brendshme si dhuratë kishte marrë një pistoletë të dekoruar me ar. Më vonë Ivan Lasiq, ish shef i Drejtorisë së II të SDB federative gjatë viteve të tetëdhjeta, në deklaratën e tij në mediat serbe të 15 qershorit të vitit 1992, ka vërtetuar edhe këto të dhëna: “Flitej se likuidimin e Stjepan Gjurekoviqit e ka rregulluar grupi i Arkanit. Erdha tek të dhënat se Razhnjatoviqi në prani të tjerëve është mburrur për këtë punë. Unë Shkova te Stanko Qollak (Këshilltar për aksione speciale i ministrit federativ të punëve të brendshme) dhe i thash: “Stanko, këtu diçka nuk është në rregull!” Ai mu përgjigj: “Mos mbill frikë. Arkani është njeri i tillë. Ai është i veçantë. Grupi i tij i ka fundosur shqiptarët, tani besoj se i ke të gjitha të qarta”. Siç shihet nga deklarata e Qollakut, aludimi është i qartë, përfshirja e Arkanit në rastin Gërvalla është më se e dukshme.
3.Njëri nga Shqiptarët që është i përfshirë në këtë vrasje ka qenë bashkpuntori kualitativ i SDB në Shtutgard me pseudonimin “Allesh”. Natyrish ky është “burr dhe patriot”, por ai e ka mbuluar Jusufin në aspektin informativ, ka dhënë informata në vazhdimësi për aktivitetin e organizatës;
4.Taktikisht aksioni ka marr leje të realizohet vetëm pasi agjenti provokator i SDB e ka provokuar Riza Salihun për të pohuar në një vend publik se “kam me vra Jusufin;
5.Pas kësaj SDB përmes agjenturës së vet ka përhaupur thashethemet se “Riza ka me vra Jusufin;
6.Pas vrasjes SDB nuk ka reshtur së përhapuri thashethëma të ndryshme për përfshirje në këtë vrasje të shqiptarëve, ku kryesisht përmenden Riza Salihu, Ibrahim Kelmendi dhe Bexhet Pacolli.
7.Këta të tre nuk janë vrasësit, në këtë kohë Bexhet Pacolli dhe Ibrahim Kelmendi kanë pasur “Dosje Operative” që i bie se kanë qenë të përcjellur nga SDB aktivisht. Dosja e Pacollit ka pasur shifrën “MONGOS” dhe në natën kritike, Pacolli ka qenë në Gjilan, është kthyer nga kufiri shqiptar dhe ka fjetur në banesën e nje shokut të tij (B.S)
Kjo një pjesë e të vërtetës.