×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza e Hoxhajt ndaj vendeve arabe bënë bujë në mediet ndërkombëtare

    Insajderi
    26 September 2016 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mediumet prestigjoze si Washington Post, ABC News apo Dailymail, i kanë dhënë fokus të veçantë deklaratës së dhënë sot nga kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj, se “radikalizimi e të rinjve në Ballkan është eksportuar nga OJQ të ndryshme dhe klerikët” nga Lindja e Mesme, raporton Gazeta Online Insajderi.

    Përveç kësaj deklarate të Hoxhajt, gazetat amerikane Washington Post e ABC News thonë se Kosova ka përqindjen më të madhe të qytetarëve që luftojnë për të grupin e Shtetit Islamik, krahasuar me cdo komb tjetër në Evropë.

    hpchaj

    “Autoritetet thonë se ka rreth 70 shtetas të Kosovës që besohet të jenë luftëtarë aktivë në Siri dhe Irak”, shkruan Washington Post, duke bërë të ditur se vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës miratoi një ligj që qztetarët e vendit të cilët marrin pjesë në luftëra jashtë territorit të Kosovës, të dënohen me deri në 15 vjet burgim.

    europe

    Lajmi ku Hoxhaj konfirmon ndikimin e OJQ-ve arabe rreth ekstremizmit fetar në Kosovë, ka bërë bujë edhe në Angli, teksa tabloidi britanik “Daily Mail” thotë se “Kosova fajëson vendet e tjera për radikalizimin”.

    Deklarata e Hoxhajt është raportuar edhe nga mediet e tjera, kryesisht ato lokale, amerikane dhe britanike. Bcdemocrat dhe Colorado Spring Gazette janë dy nga gazetat e tjera që e konsideruan si lajm të rëndësishëm botëror, deklaratën e Hoxhajt.

    hothi

    Hoxhaj deklaratën për Associated Press, e dha sot pas mbledhjes së 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark