×
  • Lajme
  • Insajderi

    Akuza për 53 mln dhënë Bechtelit, avokati: Pal Lekaj kurseu buxhetin e Kosovës, parandaloi arbitrazhin

    Insajderi
    27 February 2022 - 20:57

    Avokati i mbrojtës i Pal Lekajt për rastin e 53 milionëshit për “Bechtel-Enka”, Musa Damati ka deklaruar se klienti i  tij e ka kursyer buxhetin e Kosovës.

    I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, Damati thotë se Lekaj e shpëtoi Kosovën nga gjykata e Arbitrazhit.

    Ai përmendi raste se si buxheti i vendit u dëmtua nga mos vendosmëria.

    “Është një praktik e rëndësishme në Republikën e Kosovës e cila duhet të ndryshojë apo më mirë të themi duhet të krijohet një standard i cili duhet të ndjeket më pas nga qeveritë apo kabinetet qeveritare pozita e një ministri apo ish-ministri është pozitë vendimmarrëse në të cilën kërkohet që të merret në shqyrtim çështje të ndryshme dhe të vendoset për çështje të rëndësishme ne kemi rastin e Z-mobile i cili për shkak të mungesës së vendimmarrjes tani është në arbitrazhe dhe Republika e Kosovës, buxheti dëmtohet, pritet të dëmtohet”, ka thënë ai.

    Klienti im, ish-ministri vlerëson dhe ekipi i tij vlerëson se pikërisht me marrjen e vendimin nga ana e tij është kursyer buxheti i Republikës së Kosovës sepse është parandalu Arbitrazhi do të thotë detyrimet kontraktuale janë ato të cilat duhet të vlerësohen në mënyrë objektive dhe jo të iket nga përgjegjësia e vendimmarrjes mirëpo sa i përket procedurave në bazë të diskutimeve me klientin tim ato janë respektuar me përpikëri me legjislacionin në fuqi”, ka deklaruar pala mbrojtëse e Lekajt për InDoks.

    Avokati i Lekajt është shprehur i habitur se si Prokuroria ka ngritur aktakuzë vetëm një ditë para se ti kalonte afati maksimal prej dy vitesh e gjysmë sa ka hetuar.

    “Është misterioze si çështje se si është iniciuar dhe punuar në këtë drejtim sepse në një çështje në të cilën pretendon Prokuroria Speciale se është shumë serioze dhe të pritet në këtë mënyrë qenë ditën e fundit të ngritët është tepër jo serioze dhe është në aspektin e argumenteve ligjore është tepër e pakuptueshme se pse ka ndodhur kjo se pse pikërisht në ditën e fundit është bërë ngritja e saj përderisa ka qenë një periudhë kohor në të cilën edhe më parë në rast kishte pas prova kishin mujt me u procedu edhe më parë”, deklaroi Damati.

    Ndërkohë nuk la pa përmendur edhe ngjyrimin politik.

    Sipas tij Lekaj fillimisht u gjykua në publik e kjo ka ndikuar që pastaj të ketë një aktakuzë.

    “Lidhur me klientin tim Ish-ministrin e Infrastrukturës konsiderojmë se ky rast ka fillu si një kampanjë politike më tepër dhe ka filluar më tepër si një spektakël mediatik ndërsa në aspektin e punës profesionale vlerësojmë se ka tepër pak argumente ligjore, të bazuara sipas legjislacionit në fuqi në bazë të së cilave është dashur të ngritët një aktakuzë prandaj edhe unë konsiderojë që është në disavantazh shumë të madh për arsye se fillimisht është gjykuar publikisht e më pas në bazë të presionit publikut ka arrite edhe para një aktakuzës me të cilën ne do të ballafaqohemi në pikëpamje profesionale dhe presim që aktakuza të pësojë ndoshta edhe ndryshime në fazat e më vonshme të procedurës penale”, ka theksuar ai.

    InDoks |  Misteri milionësh i PAN-it, dokumentari i plotë:  

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark