Insajderi
Botë

Akuza për rrëmbim dhe vrasje, ekzekutohet me azot i burgosuri në Alabama

Insajderi
24 October 2025 - 09:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Akuza për rrëmbim dhe vrasje, ekzekutohet me azot i burgosuri në Alabama
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë i dënuar me vdekje për rrëmbim dhe vrasje u ekzekutua në Alabama të enjten me anë të asfiksisë me azot, një metodë që ekspertët e OKB-së e kanë përshkruar si një formë “torture”.

Anthony Boyd u dënua me vdekje për rrëmbimin dhe vrasjen e Gregory Hooghly, i cili u dogj i gjallë nga rrëmbyesit e tij për një borxh prej 200 dollarësh që lidhej me një rast trafikimi droge të vitit 1993.

Anthony Boyd, 54 vjeç, u dënua bazuar në dëshminë e një të bashkëpandehuri, pa asnjë provë për praninë e tij në vendin e krimit. Avokatët mbrojtës thanë se ai ishte në një festë natën që u vra Hooghly.

Boyd përdori fjalët e tij të fundit për të shpallur pafajësinë e tij dhe për të kritikuar sistemin e drejtësisë penale. “Unë nuk vrava askënd. Nuk mora pjesë në vrasjen e askujt”, tha ai.

“Nuk mund të ketë drejtësi derisa ta ndryshojmë këtë sistem.”. Ekzekutimi duket se zgjati më shumë se ekzekutimet e mëparshme me gaz azoti. Shteti nuk e ka zbuluar kohën e saktë kur filloi të rrjedhë gazi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark