×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Akuza të rënda mes shqiptarësh në Maqedoni- Mexhiti e quan Grubin “derivat të Dick Martyt”

    Insajderi
    26 February 2024 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjuha polarizuese në mes të politikanëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut po vazhdon. Kësaj radhe, Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike, që po përkrahet nga kryeministri Albin Kurti, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin nga radhët e BDI’së, Artan Grubin, se është “derivat i Dick Martyt” dhe “Shtëpisë së Verdhë”.

    Mexhiti në një konferencë të djeshme, ka aluduar se Grubi ka bashkëpunuar me senatorin zviceran Dick Marty, teksa e ka akuzuar edhe për shpiunazh, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kur i shohim të tjerët, sidomos z. Grubi, mundohet të na paraqesë si derivat të BDI-së. Ne nuk e mohojmë këtë. Ne kemi qenë pjesë e BDI-së. Kemi qenë pjesë e BDI-së kur ka qenë trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Por, jo kësaj BDI-je që e ka kapë z. Grubi. Derisa kemi qenë, kemi qenë lojal deri në fund”, ka deklaruar Mexhiti.

    “I dhamë shancën e fundit për reformim, që ta reformojmë dhe ta ruajmë përbrenda trungun e UÇK’së, trungun e BDI’së. Por, ata na përjashtuan. Ne nuk e mohojmë që kemi qenë derivat i BDI’së, por nuk jemi derivat as i Dick Martyt, as i Shtëpive të Verdha e as shpiunazhës… Ne nuk kemi njolla dhe bagazh as për rastin e Kumanovës. Z. Grubi është derivat i Dick Martyt, i Shtëpisë së Verdhë, aty ku janë njollos vlerat kombëtare”, vijon ai.

    Kryeministri Kurti është akuzuar për përçarje mes politikanëve shqiptarë atje, kur ka vendosur të marrë anë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark