Akuzat e Bilallit ndaj Lladrovcit censurohen në procesverbalin e Asamblesë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat e Bilallit ndaj Lladrovcit censurohen në procesverbalin e Asamblesë

    Insajderi
    10 April 2017 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur asamblisti i LDK-së Rifat Bilalli kishte marrë fjalën në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Drenasit më 27 shkurt, për të folur rreth qeverisjes komunale. Ai kishte marrë vëmendjen e medieve pasi gjatë fjalimit të tij kishte ndërhyrë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

    “Unë nuk kisha thënë, me pasë fat më kish rrokë plumbi në ballë, e mos me iu parë juve teksa qeverisni”, ishte shprehur Bilalli, derisa kishte pasuar ndërhyrja e Lladrovcit i cili i thotë asamblistit të LDK-së që “do të mjaftonte të të godiste një plumb”.

    Pasi kishte marrë disa kritika nga Bilalli, Lladrovci i kishte thënë atij se po bënte shaka.

    “Në Kuvend hajgare nuk ka, kur ulemi në kafe bëjmë hajgare sa të duash”, i ishte përgjigjur Bilalli, njofton Insajderi.

    E për të gjitha këto akuza dhe kundër-akuza rreth një muaj më vonë, Rifat Bilalli akuzoi Kuvendin Komunal se nuk ishin përfshirë në procesverbalin e seancës.

    Ai kërkoi nga Kuvendi që të vendoset në procesverbal secila fjalë që është thënë në atë seancë.

    “Unë kërkoj që në process verbal, me siguri e kanë incizimin, e nëse nuk e kanë mundem me e marrë tek mediet … pikë për pikë ashtu sic kam thënë dhe fjalimin e atij që më është përgjigjur mua të figuroj në procesverbal, ashtu dua të jetë”, tha Bilalli.

    Vërejtje rreth procesverbalit të seancës së Kuvendit Komunal të Drenasit të datës 27 shkurt kanë pasur edhe asamblistë të tjerë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark