Ditë më parë është raportuar se Qëndrim Pllana që u bë i njohur nga formati televiziv “It’s my Love” e ka akuzuar Kreshnik Husajn, i njohur si Kika, për tentim dhunimi seksual dhe dhunë fizike të ushtruar ndaj tij.
Ai thotë se krejt kjo ngjarje ka ndodhur derisa ishin në një vizitë së bashku me stafin e emisionit në Shqipëri.
Kika që versionin e tij veçse e ka dhënë në T7 duke i mohuar akuzat e Qëndrim Pllanës ka zgjedhur që të reagojë për këtë temë edhe njëherë përmes Instagramit.
Ai e ka publikuar një mesazh të një gruaje që ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarëve.
“Flm Vjollca” ka shkruar Kika derisa ka publikuar mesazhin.