×
  • Lajme
  • Aktuale

    Akuzat për falsifikim ndaj Gazmend Muhaxherit – flet për Insajderin sekretari i LDK-së, sqaron detajet

    Insajderi
    21 February 2022 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mehmet Krasniqi, kryetari aktual i degës së LDK-së në Obiliq ka hedhur akuza ndaj nënkryetarit të kësaj partie, Gazmend Muhaxhiri se ka falsifikuar një vendim. Listën e anëtarëve të përzgjedhur për komisionin i cili do t’i përcjell zgjedhjet në këtë komunë.

    “Mehmet Krasniqi është i shkarkuar”, kështu ka thënë për Insajderin sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti i cili po ashtu ka qenë i pranishëm në takimin e Muhaxhirit me degën e LDK-së në Obiliq.

    Ahmeti i tha Gazetës Insajderi se lista prej 21 personave iu është dorëzuar nga vet Kransiqi. Potencon se nga 21 persona në atë listë janë përzgjedhur 4.

    Ahmeti theksoi se proceduralisht, Mehmeti Krasniqi nuk është kryetari i degës së Obiliqit. Kjo pasi automatikisht me shpalljen e zgjedhjeve ai llogaritet i shkarkuar.

    “Ka keqkuptim këtu ai nuk e ka kuptuar drejt përndryshe nuk ka lidhje kjo me atë që ai shkruan.  Emrat që janë në komision janë emra që janë marrë nga lista që na i ka dorëzu vet kryesia e tyre atë ditë. Ata na kanë dhënë një listë me emrat e anëtarve të kryesisë në atë lista janë këta emra”, ka thënë Ahmeti për Insajderi.

    “Na kanë dhënë një listë me 21 emra, prej 21 ne i kemi zgjedh 4. Ai vet na ka dhënë skemi faj ne”, ka sqaruar ai.

    “Ai është pjesë e LDK është por nuk është kryetar i degës më. Në momentin që janë shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në degë i pushon mandati kryetari të degës. Zgjedhjet i zhvillon komisioni që është emëru.  Ai më nuk është kryetar i degës le të thotë çka të do”, deklaroi Ahmeti përcjell Insajderi.

    Për akuzat e ngritura nga kryetari aktual i kësaj dege Insajderi ka provuar të marrë një koment edhe nga vet Gazmend Muhaxhiri, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

    Mehmet Krasniqi, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, është shprehur se së bashku me Muhaxhirin kishin vendosur për anëtarët e komisionit dhe vetëm më pas emrat janë ndryshuar.

    “Sot na erdhi vendimi i shkruar nga i njëjti duke ndërruar e falsifikuar në tërësi përbërjen e komisionit”, ka shkruar Krasniqi.

    Madje për këtë ndryshim ai thotë se kanë tentuar ta kontaktojnë Muhaxhirin por ky i fundit nuk i’ua ka hap telefonin. Si përfundim është shprehur që si degë nuk do ta pranojnë këtë vendim.

    Ndërkohë i bën thirrje edhe kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku që të ndërmarrë hapa.

    “…dhe i bëjë thirrje Kryetarit Lumir Abdixhiku që ta anulojë këtë vendim të falsifikuar e kontrabanduar dhe të përcaktojë dikend tjetër nga kryesia me u marr me procesin në Obiliq”, ka thënë ai.

    Theksojmë se Kryesia e LDK-së ka vendosur që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në disa degë të kësaj partie. Në mesin e tyre është edhe komuna e Obiliqit./GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark