×
  • Lajme
  • Insajderi

    Akuzat për keqpërdorime të mëdha nga sinjalizuesi – Çka thonë nga Fondi për Sigurime Shëndetësore?

    Insajderi
    26 June 2022 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zyrtari i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë tani sinjalizues, Alban Pozhegu në rrëfimin e tij për InDoks, ka përmendur një sërë shkeljesh, keqpërdorimesh me tendere nga zyrtarë të lartë të Fondit për Sigurime Shëndetësorë. Më konkretisht të drejtorit të Fondit, Fatmir Plakiqi.

    Për akuzat e Pozhegut, InDoks ka kërkuar nga drejtuesi i Fondit, Fatmir Plakiqi, ose dikush nga Fondi që te japin intervistë para kamerës. Të njëjti kanë dërguar vetëm një përgjigje me shkrim.

    “Fillimisht ju informojmë, se z. Pozhegu nuk ka statusin e sinjalizuesit nga institucioni përkatës, Agjencia Kundër Korrupsionit”.

    “Personit në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës, për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës. Masat e marra janë bërë në pajtim më Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës, Rregulloren 01/2018, për Përgjegjësinë Disiplinore të Zyrtarëve të Punësuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, Kodin e Etikes si dhe Kontratën e Punës”.  

    “I njëjti ka dërguar dhe vazhdon të dërgojë shpifje, për kinse korrupsion e keqpërdorime në Fond, nëpër media të ndryshme dhe institucione tjera të drejtësisë duke dëmtuar imazhin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore si dhe menaxhmentit të tij. Ne jemi prononcuar dhe kemi ofruar informata disa herë para mediave për ketë rast  si dhe kemi ofruar informata edhe për institucionet tjera, në kuadër të sistemit të drejtësisë dhe e kemi argumentuar se çdo pretendim i tij është ndaj Fondit të Sigurimeve Shëndetësore si dhe menaxhmentit të tij nuk është i vërtet dhe s’ka të bëjë fare me “Sinjalizim”.

     “Deklaratat e tij, të njëjta janë të përsëritura me dhjetëra herë nëpër media, si dhe në të gjitha këto raste Fondi ka ofruar dëshmi se pretendimet e tij janë veç shpifje. Si rrjedhojë, ne, FSSH  e konsiderojmë, se e kemi shteruar mjaftueshëm këtë temë dhe nuk kemi nevojë për prononcime shtesë”.

     Me tutje ju njoftojmë, se i lartcekuri ka kallëzim penal të ngritur nga Policia në Prokurori për fyerjet dhe sjelljet e vrazhda ndaj menaxhmentit, nën petkun se është “sinjalizues” dhe “s’keni çfarë të më bëni”, përfundon përgjigja e dhënë për InDoks nga FSSh.

    Ndërkohë, Pozhegu akuzon Fatmir Plakiqin se vepron në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore si me qenë pronë private tij.

    Mes tjerash thotë se çdo nënshkrim aty jepet veç me lejen e Plakiqit.

    “Fondi Fatmir Plakiqit… Ky Fondi jem është, Fondi im, Shpija jem bëjë çka du me xhep temin. Fondi se s’mundesh me thanë dallavere, aty veprohet si me kanë – jo dallavere pak është, as hajni pak është – ska fjalë”, u shpreh ai.

    InDoks | Fondi i Dallavereve – Rrëfimi ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark