Akuzat për uzurpim të pronës nga familjarët e kryetarit Rama? – ky është reagimi i tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat për uzurpim të pronës nga familjarët e kryetarit Rama? – ky është reagimi i tyre

    Insajderi
    09 April 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gastronome që operon në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, ka hedhur pretendimet e saj se njëra nga kioskat e vendosura afër biznesit të saj familjar është duke ushtruar veprimtari në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, Nesrin Rexha-Kusev ka thënë se pronar faktik i këtij biznesi është djali i hallës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, megjithatë, sipas saj, në dokumente biznesi është në emër të dikujt tjetër.

    Ekipi i Gazetës Insajderi ka qëndruar dje në vendin ku janë këto dy biznese, ku palët (personat e prezantuar si pronarët e lokaleve) janë ballafaquar me njëri-tjetrin.

    Mbrëmë para mesnatës, në redaksinë e Insajderit, burri i prezantuar si Astrit Bobaj (që është prezantuar si pronari i kioskës) ka dërguar dokumentacione që, sipas tij, kanë të bëjnë me lejën e lëshuar nga Komuna për shfrytëzimin e hapësirës publike. Po ashtu, ai ka dërguar edhe kërkesën e bërë nga Eriola Avdiu për shfrytëzimin e kësaj hapësire dhe arsyetimin për hapjen e një biznesi të tillë në të njëjtin vend.

    Për pretendimet e Rexha-Kosev, Insajderi ka kontaktuar edhe Vjosa Rrahmanin, kunatën e Driton Rrahmanit, e cila gjithashtu është akuzuar. Ajo ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për ndonjë lidhje të mundshme me biznesin e përmendur. Ndërkaq, sa i përket akuzave se ajo ka punuar në atë lokal, ajo ka thënë se “nuk ka lidhje me akuzat dhe se mund të kaloj kohë me kë të do.”

    Në anën tjetër, Driton Rrahmani, në një përgjigje të shkurtër, i ka mohuar akuzat.

    “Nuk kam cka të flas, nuk është i vërtetë lajmi”, ka thënë Rrahmani duke refuzuar të përgjigjet në pyetjen e Insajderi nëse ka ndonjë lidhje familjare me kryetarin Rama.

    Insajderi pas realizimit të stories, në lidhje me pretendimet e Rexha-Kosev, ka kontaktuar edhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovcin. Deri në momentin e publikimit të këtij materiali, ai nuk ka kthyer përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark