Al Adnani: Inteligjenca e Al Baghdadit që organizon masakrat në Evropë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Al Adnani: Inteligjenca e Al Baghdadit që organizon masakrat në Evropë

    Insajderi
    03 September 2016 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përdoret përkufizimi “shërbim i inteligjencës ushtarake të Shtetit Islamik” pasi për këtë bëhet fjalë, duke filluar nga disa procedura të përdorura (e kujtoni telekamerën e survejimit, të instaluar fshehurazi pranë shtëpisë së drejtorit të një centrali bërthamor në Belgjikë?), e deri tek emri në arabisht, “Amni”, që do të thotë siguri, dhe që është një term i përdorur në vendet e Lindjes së Mesme, për të treguar sigurinë e shtetit. Në këtë rast të Shtetit Islamik. Është e mundur që ta keni parë të shkruhet edhe si “Emni”, pasi në arabishten e Levantit, disa “a” tentojnë që të bëhen “e” dhe burimet që flasin janë pikërisht siriane.

    Në qoftëse shkohet të konsultohet SITE, baza e të dhënave shumë e kushtueshme me pagesë, e cila katalogon propagandën e grupeve terroriste (sikur të mos mjaftonin hapat në internet, për të siguruar të njëjtën propagandë, falas) emri i al Adnanit shfaqet për herë të parë në verën e vitit 2011 me titullin e “zëdhënësit të Shtetit Islamik”: lexon një mesazh audio të gjatë me rastin e Ramazanit, i pari i një serie që ka arritur numrin 25. Për në Europë, më i rëndësishëm do të jetë numri 20, që si pothuajse të gjithë të tjerët, e merr titullin nga një varg i Kur’anit dhe është hedhur në internet me 22 shtator 2014, pak orë përpara se të nisnin sulmet ajrore amerikane në Siri.

    Ky diskutim i al Adnanit është platforma politike e atentatorëve në Europë: fshin diferencat midis civilëve dhe ushtarakëve dhe i fut të dy në të njëjtën kategori të objektivave të mundshëm, u bën thirrje myslimanëve perëndimorë që të bëhen kolona e pestë e Shtetit Islamik në Europë, dhe të realizojnë kështu një kundërhap (jemi ne që ftojmë ushtarët tanë mes jush, dhe jo më e kundërta), i nxit që të vrasin me çdo kusht – “nëse nuk mundeni ndryshe, shtypini me makinë”. Në vitin 2014 nuk e dinim ende, por al Adnani punonte të paktën prej një viti për krijimin e një organizate klandestine, që do të duhej të kryente atentate në Europë, siç ka ndodhur në Paris dhe Bruksel – dhe të realizohej kështu një skemë klasike e grupit: t’i apelohej propagandës si frymëzim publik, një fakt që fshehurazi dihet tashmë se do të ndodhë, për t’u krijuar përshtypjen spektatorëve, se plani i Shtetit Islamik ecën përpara i pandalshëm.

    Sot, simpatizantët presin me ankth daljen e diskutimeve zyrtare të tij, e qarkullojnë me orë përpara njoftimin e daljes së afërt (qariban inshallah është parulla: shpejt, në dashtë Zoti) dhe krijojnë një ndenjë pritjeje të barabartë me atë që u paraprin mesazheve të Abu Bakr al Baghdadit – një ndjenjë pritjeje që përfundon duke infektuar edhe ata që janë jashtë grupit: herën e fundit, mbrëmjen e të shtunës së 21 majit, disa gazetarë amerikanë kanë spekuluar shumë, lidhur me faktin se al Adnani po përgatitej të merrte përsipër rrëzimin e avionit të pasagjerëve egjiptianë, të rënë në Mesdhe, ekzistonte frika e një përsëritjeje të atentatit të tetorit në Sinari, por nuk ishte e vërtetë, dhe audiomesazhi fliste për diçka krejt tjetër. Diskutimet e al Adnanit janë të shkruar me një stil që vlerësuesit e gjejnë të thellë dhe poetik dhe që të gjithë të tjerët e urrejnë dhe e quajnë të mërzitshëm, tejet emfatik dhe të çuditshëm.

    Prej disa vitesh dhe në harkun e pak orëve, Shteti Islamik hedh në internet përkthimet e mesazhit në anglisht, frëngjisht e rusisht, si për të provuar përpjekjen që të kapë një audiencë më të gjerë sesa ajo arabe. Duke filluar nga 2016 është një pjesë audio e një diskutimi të tij në çdo video të Shtetit Islamik, me kohëzgjatje prej të paktën disa sekondash, sikur të ishte e detyrueshme – dhe deri më tani kanë dalë tashmë jo më pak se 200: në të gjitha në një pikë të caktuar nis përmendja e një fraze, ndoshta në komentim të një skene kryesore, dhe shfaqet “zëri i sheikut luftëtar Abu Muhammad al Adnani hafidhahullah – që Zoti e mbroftë”.

    Këtë vit videot citojnë më shumë al Adnanin sesa al Baghdadin, kreun e grupit. Burime në Siri thonë se kur al Adnani (emri i vërtetë: Taha Subhi Falaha) ishte një djalë i ri nga Binnishi, një qytet i vogël në afërsi të Idlibit, në veri të vendit, mendonte mbi të gjitha të luante me letra dhe futboll dhe nga kjo periudhë ekziston edhe një fotografi e tij me uniformë dhe atlete, gjatë një turneu me skuadrën e Ikhwasa. Pak a shumë po në këtë periudhë, al Baghdadi luante kalçeto në lagjen e tij në Bagdad të Irakut, me nofkën joshëse “Messi”. Pak vite më pas dhe shumë më përpara se kalifi i ardhshëm i tij, al Adnani është aq i vlerësuar brenda Shtetit Islamik në Irak (ose, për të qenë më të saktë: brenda një grupi që i parapriu lindjes së Shtetit Islamik), sa që shefi i atëhershëm i tij, jordanezi Abu Mussab al Zarqawi, i thotë: “Mos më kërko autorizim për të bërë gjërat, vetëm më mbaj të informuar lidhur me atë se çfarë bën”. Pra, autonomi dhe besim maksimal.

    Al Adnani nis të firmosë me këtë emër lufte në mes të vitit 2011, por siç rezulton më pas ishte i vendosur tashmë qysh prej një viti në qendër të propagandës së Shtetit Islamik, duke bërë disa shfaqje të shkurtëra jo të deklaruara në filmime (si Alfred Hitchcock, i cili pëlqente të bënte dalje të shkurtëra në filmat e tij) ose duke folur përpara telekamerës në formë anonime, pa u njohur ose, më mirë, duke u njohur vetëm nga të tijtë dhe nga disa vëzhgues të informuar. Nëqoftëse shihet propaganda e vjetër e Shtetit Islamik e hedhur në internet në vitin 2010, ai është folësi jo i identifikuar që u huazon zërin e tij atyre imazheve (ka mundësi që njerëzit e Shtetit Islamik të kenë qenë aq pak, sa që Adnani, i apasionuar pas gjuhës arabe, ka nisur të bëjë folësin falë elegancës së të folurës, pasi dialekti sirian i tij është shumë i ngjashëm me theksin iraken).

    Është edhe njeriu këmbëzbathur që drekon dhe bën muhabet me të tjerë nën një tendë në një video të atij viti, me fytyrën e errësuar për arsye sigurie, skena është miqësorë, por shikohet mirë se i futur në gjoksoren e karikatorëve të plumbave të al Adnanit, është kablli me çelësin e kuq të brezit eksploziv. Është ai, gjithmonë me fytyrën e errësuar, që filmohet teksa drejton disa stërvitje ushtarake në mes të shkretëtirës së al Anbar me një ushtrim që është një klasik i madh i kampeve stërvitore të xhihadit – qëllon me kalashnikov në rërë afër dy rekrutëve që ndërkohë duhet të përqëndrohen për të goditur dy objektiva të largët fillimisht duke qëndruar në këmbë dhe më pas të shtrirë përtokë dhe duhet thënë se ka shënjestër të mirë. Në fund të një filmimi tjetër që feston 5 vjetorin e Shtetit Islamik është skena vërtet rrënqethëse e një kori të vogël luftëtarësh që këndon me hidhje pritje një nasheed, një himn të xhihadit, dhe është al Adnani ai që drejton – i ulur në gjunjë në radhën e parë – kori stonon keqazi. Dhe është ende ai njeriu në këmbë dhe i maskuar që përkujton Usama bin Laden në një video ku Shteti Islamik bën eulogjinë e kreut të al Qaeda të vrarë nga një aksion amerikan në Pakistan majin e 2010.

    Me pak fjalë, al Adnani punon në favor të atyre që do të mbeten më pas dhe prej vitesh kuron imazhin e tij prej eminence të luftës së shenjtë. Herët a vonë, pas vdekjes së tij, dikush nga Shteti Islamik do të ngarkohet me grumbullimin e këtyre filmimeve dhe ripublikimin me fytyrën e qartë, që i vjen më për mbarë atij. Është për t’u nënvizuar bëhet fjalë për video të prodhuara 6 vite më parë që duken si punë amatoreske, përmbajnë pothuajse të njëjtin diktat ideologjik të tanishëm pa qenë nevoja të azhurnohet qoftë edhe një presje: nevoja historike e kthimit të Kalifatit, dallim midis myslimanëve të vërtetë (neve të Shtetit Islamik) dhe armiqve të tyre (të gjithë të tjerëve), raprezalje e verbër dhe ultra e dhunshme kundër cilitdo që nuk aderon në projektin në vendet arabe (myslimanët e shtirur, tradhëtarë dhe apostatë) apo nxit që guxon ta pengojë nga jashtë, domethënë kundërshtarët e jashtëm (të pabesët, hebrenjtë). Ky është vizioni i vijueshmërisë së pandryshueshme të xhihadit me të cilin na takon të lajmë hesapet. Al Adnani është rekrutuar në një grup luftarak në moshën 23 vjeçare, ishte fillimi i 2000 në Siri, dhe ka vazhduar të luftojë të njëjtën fushatë ultra islamiste dhe të shqiptojë të njëjtat kryefjala, ndërsa në Washington pasonin njëra tjetrën 4 administrata të ndryshme, Bush 1 e 2 dhe Obama 1 e 2. Pas pak, përjashtoi ndonjë gjë të paparashikuar që mund të vijë në formën e një sulmi me dron, al Adnani mund të arrijë të shikojë mandatin e 5-të amerikan të jetës së tij si luftëtar i Luftës së Shenjtë.

    Diferenca midis propagandës së sotme me al Adnani në definicion shumë të lartë dhe atij të 6 viteve më parë është se atëhere Shteti Islamik ishte një grup në krizë të plotë dhe rrezikonte zhdukjen nga një moment në tjetritn. Krerët qenë vrarë ose arrestuar, njerëzit nuk qenë më shumë se disa qindra, ndoshta më pak (respektivisht më shumë se 40000 të 2014, dhe ka burime që janë shifra shumë më të larta), aftësia për të kryer sulme kishte rënë me 90 përqind (një bombë ku më parë vinin dhjetë: kjo është një rënie e pranuar nga një forum islamist i kohës, al Ikhlaas), fluksi i pandalshëm ifvullnetarëve nga jashtë ishte ndërprerë pothuajse i gjithi, i katandisur në një grusht fanatikësh të paktë, pasi projekti në Irak nuk ushtronte më sharmin e tij, nuk kish funksionuar dhe dukej i ndëprerë përgjithmonë.

    Sot apologjetët e Shtetit Islamik i quajnë vitet midis 2009 e 2011 “periudha e shkretëtirës” ose “të jetës së egër”, si një kohë provash dhe sprovash të rënda që duhej t’u paraprinte triumfeve të 2014 dhe bile t’i bënte edhe më heorike. Në fakt dëshmi, foto dhe filmime janë të mbushura nga skena dhe ambientime shumë të varfëra, kasolle kashte në mes të hiçit, pak njerëz që këndojnë himne beteje, lajnë pjatat, recitojnë monologë fetarë, lahen nëpër lumenj, sikur të qënit akoma gjallë ishte në vetvetë një provë force. Është një skenë në të cilën al Adnani, me krahët e zbardhura që tradhëtojnë një ekzistencë të kaluar në vende të mbyllura, përshëndoshet me një njeri të tij që sapo ka kapur dy hardhuca të mëdha dhe është e qartë se do të përfundojë për t’i vënë në tigan (al Adnani është si zakonisht pa fytyrë, por kuptohet se është ai nga detaje të tjera). Ja, për të matur arrogancën ekstreme të al Adnani, arrogancë e demonstruar nga deklaratat e luftës së tij kundër një spektri shumë të gjerë dhe universal armiqsh (praktikisht të gjithë, nga Izraeli tek Irani, nga rebelët sirianë tek Rusia), është për t’u kuptuar kjo, ai është një prej të paktëve që ka kaluar nëpërmjet qafës së shishes të atyre viteve në të cilat proklamohej ardhja e afërt e kalifatit dhe ndërkohë përtypeshin reptilë.

    Kur al Adnani në 2011 bëhet drejtor i propagandës, shikohet një ndryshim i pastër. Për vite të tëra, Shteti Islamik kishte tentuar që të shtirej për një shtet të vërtetë, me shumë “ministra” dhe “riformatime qeverie”, duke filluar nga krijimi në 2006. Për këtë motiv njoftimet politike qenë lexuar nga një folës i qethur mirë dhe i veshur si arab, përpara një tavoline dhe një kompjuteri, në mënyrë që të mund të dukej gazetari i ndonjë televizioni të Gjirit. Al Adnani e flak tej këtë skenë formale dhe kthehet në origjinë: Shteti Islamik është një grup luftarak, skena duhet të jetë luftarake, krerët duhet të flasin në uniform beteje ose, akoma më mirë, me veshjet e zeza aq të dashura për kalifatin abasid, dhe pastaj sfondet me shkretëtira dhe gure, xhipsa të armatosur me mitralozë, fytyra të maskuara, shpata të ngritura larg, mjekërra dhe gjoksore të mbushura me karikatorë, njofton mapo.al

    Ka një pikë midis shumë të tillave që akoma nuk është e qartë. E njohim fytyrën e vërtetë të al Adnani pasi në majin e 2005 amerikanët e kanë ndaluar në rajonin al Anbar dhe e kanë burgosur në Camp Bucca, në jug të Irakut, për 5 vjet dhe i kanë bërë foton për dosjen e burgut dhe për të qarkullojnë edhe një numër fotografishë si i lirë. Atëhere pse në propagandën e Shtetit Islamik e ka gjithmonë fytyrën të errësuar? Kur në qeshor të 2014 ka folur përpara një telekamere bashkë me një tjetër komandant të famshëm të Shtetit Islamik, Omar Çeçenin, për të festuar fundin e vijës kufitare midis Sirisë dhe Irakut, edhe atëhere fytyra e tij ishte e maskuar. Ndoshta al Adnani, si shumë krerë të tjerë, beson në vlerën mbrojtëse të eliminimit të çdo gjurme të vetes nga bota apo ndoshta ka ndryshuar tipare, pasi dihet se prej të paktën një viti aparati i survejimit amerikan po e kërkon, ashtu si edhe shërbimet sekrete e Europës Perëndimore dhe atij të Irakut. Në fillim të gushtit, “Neë York Times” ka botuar një intervistë me një dezertor të Shtetit Islamik, të quajtur Harry Sarfo, në qelinë e e një burgu të sigurisë së lartë në Gjermani. Sarfo tregon se ka qenë pjesë e skuadrave special europiane që janë rekrutuar nga AMNI, inteligjenca e drejtuar nga al Adnani, për t’u dërguar në Europë që të bëjnë atentate. Tregon edhe se në përfundim të një stërvitjeje brutale që zgjat javë ka pasur privilegjin që të takojë al Adnani personalisht, por që ia kanë bërë me sytë e lidhur.

    Teorikisht janë njerëzit më të besuar të Shtetit Islamik, elita e kushtuar operacioneve klandestine për të kryer masakra jashtë, megjithatë as ata sot nuk mund të shikojnë një fytyrë që teorikisht mund të gjendet për dy sekonda në Google. Gjithësesi, Omar Çeçeni, që është një prej krerëve për të cilët ka më shumë imazhe, është gjetur dhe është vrarë në atë sekuencë sulmesh ajrore amerikane që vitin e fundit kanë gjymtuar lidershipin e Shtetit Islamik në muajt e fundit dhe thuhet që një gjë e tillë është mundësuar nga një informator i brendshëm. Al Adnani, më i kërkuari, për momentin ka shpëtuar. Videot që festonin përvjetorin e Shtetit Islamik në 2010, kur al Adnani ka marrë drejtimin e propagandës, kanë përfunduar: ndoshta nuk ishte më nevojë të festohej thjesht mbijetesa. Në 2013, vetëm 3 vjet në distancë nga ato paraqitje në mes të një asgjëje që dukej sikur kishte bënte aspak me ne, sikur të ishte një planet i largët, al Adnani, falë ndryshimit total të kushteve në Lindje të Mesme, ka nisur të dërgojë të infiltruarit e parë të rrjetit të tij nëpër qytetet e Europës për të realizuar fushata atentatesh, kur të vinte momenti i përshtatshëm. Arrestimi i parë i një njeriu të tij ka qenë në dhjetorin e 2013 në Nicë, njofton Mapo.al

    Al Adnani ka drejtuar ndryshimin e brendshëm të AMNI-t, inteligjencës së Shtetit Islamik: nga shërbim kundërspiunazhi që ishte, për të individualizuar spiunët apo dezertorët e mundshëm – dhe dihet që grupi ka likuiduar qindra anëtarë të rënë në fatkeqësi apo të akuzuar se komplotojnë kundër liderit – është bërë edhe një instrument agresioni për jashtë. Sarfo, dezertori, thotë se AMNI ka të drejtën që të përdorë resurset më të mira të grupit dhe, në rast se hedh sytë mbi një vullnetar premtues, për shembull një europian i sapoardhur dhe pa precedentë, “i pastër”, me një pashaportë të vlefshme, ka precedencën e rekrutimit. Kështu, teksa shërbimet e sigurisë së nja dhjetë vendeve tentojnë pa sukses që të survejojnë të gjithë atentatorët potencialë dhe janë të përmbytur nga gjerësia e ngarkesës, konvenion të mbash shënim: aftësia e përfitimit prej mosvëmendjeve të të tjerëve, për të tejkaluar periudhat e krizës dhe për t’u kthyer në ndjekie janë specialitetet e al Adnani dhe në përgjithësi të grupit të tij. Dhe duket shumë më e rëndësishme tani, teksa na afrohet – me ngadalësi, qytet pas qyteti, luftim pas luftimi – me një vdekje të dytë të dukshme të Shtetit Islamik


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark