Insajderi
Sport

Al Hilal arrin marrëveshje me Milanin për Theo Hernandezin

Insajderi
03 June 2025 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Al Hilal arrin marrëveshje me Milanin për Theo Hernandezin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Al Hilal ka arritur marrëveshje me Milanin për Theo Hernándezin.

“Rossoneri” pritet t’i fitojnë 30 milionë euro plus 5 milionë të tjera që varen nga arritja e objektivave, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Por, s’ka ende marrëveshje mes klubit nga Arabia Saudite dhe lojtarit francez.

Theo do të vendosë shumë shpejt nëse dëshiron ta pranojë këtë ofertë apo nëse dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë.

Ai ishte njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë vite më parë, ndërsa tash ka rënie të formës.

Nëse e pranon ofertën nga Saudi Pro League, ish-futbollisti i Real Madridit mund të paguhet rreth katër herë më shumë se rroga aktuale që e merr tek Kuqezinjtë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark