Për ata që kërkojnë mbylljen e Al Jazeera dhe zhdukjen e së vërtetës nga njerëzit, ky rrjet media ka kërkesa të cilat thonë se duhet të realizohen.
“Ne kërkojmë që gazetarëve tu mundësohet që ta kryejnë punën e tyre të lirë, pa trembje dhe kërcënime”, nis kërkesa e Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
“Ne kërkojmë llojllojshmëri të mendimeve dhe opinionet të mbahen gjallë, jo frikë”.
“Ne kërkojmë që publiku të ketë qasje në informata të paanshme”, vazhdon kërkesa e tyre.
Ata duan që pas kërkesës që është bërë ndaj tyre që të mbyllet tërësisht, nga disa shtete, që gazetarët të mos trajtohen si kriminel.
“Ne kërkojmë që të dëgjohet zëri i tyre”.
“Kërkojmë liri të shprehjes së mediave”.
“Ne në Al Jazeera besojmë se thirrja për mbyllje apo bllokim i qasjes në kanalet tona është asgjë vetëm një tentim për të shuar lirinë e shprehjes dhe zhdukjes e së vërtetës të cilën njerëzit kanë të drejtë ta dëgjojnë”, thuhet në tekstin e Al Jazeera.