×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Al-Khelaifi deklarohet pas vendimit të Mbappes për tu larguar nga PSG

    Insajderi
    15 February 2024 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Super-ylli i futbollit, Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni.

    Mediat franceze kanë raportuar se në fund të seancës stërvitore të së martës, kampioni francez njoftoi presidentin e tij, Nasser Al-Khelaifi, se nuk do ta rinovojë kontratën, e cila i skadon në qershor.

    Pasi ky lajm u bë publik kudo, ish-futbollisti tani komentator, Jerome Rothen zhvilloi një bisedë me presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifin mbi këtë çështje, të cilën e zbuloi edhe për mediet.

    “Presidenti i PSG-së më tha se ndjehet i zhgënjyer, por ai është një biznesmen, tashmë ishte mësuar me idenë se mund të humbiste një pjesë të investimit të bërë gjashtë vjet më parë te Mbappe. Ai vlerësoi që Mbappe ia tha vendimin që kishte marrë ballë për ballë. Ndaj sulmuesit nuk do të ketë sanksione, ndërsa Al-Khelaifi në përgjithësi është i kënaqur me mënyrën se si shkoi ky investim”-deklaroi Rothen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark