Insajderi
Lajme

Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës – Policia jep detaje

Insajderi
29 December 2025 - 09:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës – Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një alarm të rrejshëm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 28 dhjetor 2025, rreth orës 11:45, Policia ka pranuar një raportim për një mjet të dyshuar bombë në ambientet e aeroportit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer kontrolle të detajuara në të gjithë zonën.

Pas përfundimit të kontrolleve, nuk është gjetur asnjë mjet apo send i dyshimtë. Me konsultim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “alarm i rrejshëm”.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark