Alarm i rremë për bomba në katër shkolla të Podgoricës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarm i rremë për bomba në katër shkolla të Podgoricës

    Insajderi
    08 May 2025 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, pas kontrollit të realizuar në katër shkolla të Podgoricës, kanë konstatuar se lajmërimet për vendosje bombash ishin të rreme, është bërë e ditur nga vetë kjo strukturë.

    Sipas njoftimit të policisë, lajmërimet kanë ardhur nga e njëjta adresë si ato të para tri ditëve, kur ishin evakuuar tri shkolla të mesme.

    Katër shkolla në Podgoricë janë evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të raportimeve për mjete shpërthyese të vendosura në to.

    Policia ka bërë të ditur se janë evakuuar Shkolla e Mjekësisë, Shkolla Ekonomike, Shkolla Elektrike dhe një gjimnaz privat në lagjen “Toloshi”.

    Nga Drejtoria e Policisë është konfirmuar se të gjitha raportimet kanë ardhur nga e njëjta adresë, e cila përputhet edhe me ato të ditëve të mëparshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark