Alarm nga Izraeli, Trump rrezikon nxitjen e konfliktit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Alarm nga Izraeli, Trump rrezikon nxitjen e konfliktit

    Insajderi
    16 December 2016 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Listës së emerimeve aspak të zakonta për Uashingtonin i shtohet edhe David Friedman, ndjekësi i linjes së ashpër që do të shërbejë si ambasador amerikan në Izrael.

    Avokati 57-vjeçar është një kritik i ashpër i zgjidhjes së dy shteteve në konfliktin Izrael-Palestinë dhe mbështet gjithashtu kolonitë hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor, të cilat Obama i konsideronte një pengesë për paqen.

    Një grup liberal hebraik e kundërshtoi emërimin, ndërsa konservatorët e mirëpritën atë. Që me deklaratën e tij të parë pas caktimit të postit, u kuptua se Friedman do të trazojë ndjeshëm ujërat.

    Ai tha se po priste me padurim të punonte për Ambasadën amerikane në qytetin e përjetshëm të Izraelit, Jeruzalemin, një deklaratë kjo që nuk ka sesi të mos zemërojë palestinezët.

    OKB nuk e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe Ambasada amerikane ka qenë e vendosur në Tel Aviv për dekada me radhë. Por Donald Trump premtoi gjatë fushatës presidenciale të zhvendoste atë në Jeruzalem. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark