Insajderi
Insporti

Alarm për Anglinë para çerekfinales, moti i ligë mund ta shtyjë sërish ndeshjen

Insajderi
08 July 2026 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alarm për Anglinë para çerekfinales, moti i ligë mund ta shtyjë sërish ndeshjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anglia rrezikon të përballet sërish me probleme të shkaktuara nga moti në Kupën e Botës, kësaj radhe para çerekfinales ndaj Norvegjisë.

Fitorja dramatike e “Tre Luanëve” ndaj Meksikës në 1/8 e finales u shty për një orë për shkak të stuhive që goditën Mexico City.

Tashmë Anglia do të përballet me Norvegjinë në çerekfinale, ndeshje e cila zhvillohet të shtunën në Miami dhe nis në orën 23:00 sipas kohës sonë lokale. Duke qenë se Miami është gjashtë orë prapa, takimi do të luhet në orën 17:00 sipas kohës lokale.

Megjithatë, parashikimet meteorologjike tregojnë se pikërisht në atë orar qyteti mund të përfshihet nga stuhi.

Sipas shërbimit meteorologjik “AccuWeather”, për të shtunën parashikohet: “Mot me lagështi dhe periudha me diell. Pasdite priten stuhi të izoluara, ndërsa rrufetë nga stuhitë pranë mund të ndikojnë në zhvillimin e ndeshjes së futbollit”.

Edhe “NBC Miami” raporton se rreth orës 17:00 sipas kohës lokale priten stuhi të izoluara, ndërsa temperaturat e larta mund të përbëjnë një tjetër sfidë për skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Temperatura maksimale e parashikuar për të shtunën është 34 gradë Celsius, ndërsa lagështia gjatë ndeshjes pritet të luhatet nga 60 deri në 68 për qind.

Si pasojë, temperatura e ndjeshme mund të arrijë deri në 44 gradë Celsius, duke krijuar kushte shumë të vështira për të dyja skuadrat, edhe pse edhe Norvegjia do të luajë në të njëjtat rrethana.

Sa i përket rrezikut nga stuhitë, rregullorja e FIFA-s përcakton se nëse një rrufe godet brenda një rrezeje prej tetë miljesh (rreth 13 kilometrash) nga stadiumi, ndeshja ndërpritet automatikisht për të garantuar sigurinë e futbollistëve dhe tifozëve.

Çdo goditje e re rrufeje brenda asaj zone e shtyn rifillimin e ndeshjes edhe me 30 minuta të tjera.

Një situatë e tillë ndodhi edhe në fazën e grupeve, kur përballja mes Francës dhe Irakut u ndërpre për afro dy orë mes pjesës së parë dhe të dytë për shkak të stuhive dhe rrufeve.

Edhe ndeshja e fundit miqësore e Anglisë para Kupës së Botës, ndaj Kosta Rikës, u shty për një orë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Po ashtu, edhe dueli mes Meksikës dhe Ekuadorit në 1/8 e finales, i zhvilluar në stadiumin “Azteca”, u përball me vonesa të ngjashme për shkak të motit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark