×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Alarm për bomba në shkolla” – Ky është mesazhi që morën prindërit e fëmijëve në Serbi

    Insajderi
    17 May 2023 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportime për bomba të vendosura sot në adresat e disa shkollave të Beogradit, kanë alarmuar autoritet e atjeshme të sigurisë.

    Fillimisht është bërë e ditur se një telefonatë e tillë është dërguar në shkollën fillore “Drinka Pavloviq” në Beograd, ndërsa nga shkolla e konfirmojnë informacionin.

    Prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimet në këtë shkollë, kanë marrë një mesazh mëngjesin e sotëm që të mos i sjellin fëmijët në klasë për shkak të kërcënimit me bombë.

    Një ekip i MPB-së është dërguar në terren, raportojnë mediat e atjeshme.

    Telefonatat për vendosje bombash arritën edhe në adresën e shkollës “Laza Kostiq” në Beogradin e Ri.

    Gjithashtu ka pasur edhe në shkollën fillore “Kosta Abrasheviq” në Resnik dhe në shkollën fillore “Jovan Miodragoviq” në Vraçar. /Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark