Alarm i rremë për bombë në diskotekën "Gate" në Prishtinë, pamje nga momenti kur policia largon turmën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarm i rremë për bombë në diskotekën “Gate” në Prishtinë, pamje nga momenti kur policia largon turmën

    Insajderi
    28 November 2023 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë mëngjesit të hershëm sot, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë.

    Me të marrë informacionin ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua. Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9.


    Pas kontrollit doli që ky njoftim të jetë i rremë.

    @reonzr Papanik #gate #prishtina #prishtina ♬ original sound – Reonzr

    Dikush kishte njoftuar qëllimisht Policinë e Kosovës për vendosjen e një bombe.

    I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin që ishte paraparë të performonte.

    “Pas një kontrolli të detajuar nga trupat e antibombës dhe njësiti K9, nuk është gjetur asnjë mjet dyshues brenda hapësirës së Gate Club”, thuhet në sqarimin e diskotekës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark