Arsenali ka marrë një lajm shqetësues para përballjes me Liverpoolin, pasi Declan Rice, Riccardo Calafiori dhe Noni Madueke kanë probleme fizike.
Trajneri Mikel Arteta konfirmoi se të tre munguan në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Fleetwood Town.
“Calafiori mungoi, Noni kishte një problem me kyçin e këmbës, ndërsa Declan ndjeu një shqetësim në ndeshjen e kaluar. Për këtë arsye u detyrova ta zëvendësoja”, deklaroi Arteta.
Ende nuk dihet nëse treshja do të jetë e gatshme për sfidën e së dielës në “Anfield”. Shqetësimet shtohen edhe më shumë për Arsenalin, që ka disa mungesa të tjera të rëndësishme.
Ndërkohë, “Topçinjtë” vijnë pas një eliminimi të papritur nga Kupa e Ligës, pasi barazuan 1-1 me Fleetwood Town dhe humbën 5-3 në penallti.