Insajderi
Insporti

Alarm te Juventusi: Yildiz e rrezikon operacionin dhe dy muaj mungesë

Insajderi
24 August 2026 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alarm te Juventusi: Yildiz e rrezikon operacionin dhe dy muaj mungesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqetësim i madh te Juventusi për gjendjen e Kenan Yildizit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli turk i bardhezinjve e ka pësuar një lëndim dhe situata e tij mund të jetë më serioze nga sa pritej fillimisht, përcjell “Gazeta Express”.

Titulli i gazetës italiane është i qartë: “Goditje për Juven: dëmtim për Yildiz, rrezikon operacionin dhe dy muaj jashtë fushave.”

Aktualisht bëhet fjalë për një situatë që ende po vlerësohet nga stafi mjekësor i klubit.

Në rast se konfirmohet nevoja për ndërhyrje kirurgjikale, Yildiz mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj, një mungesë shumë e rëndësishme për trajnerin e Juventusit.

Yildiz është njëri prej lojtarëve kryesorë të skuadrës dhe numri 10 i Juventusit.

Për këtë arsye, një mungesë e gjatë do të ishte një goditje e fortë për bardhezinjtë, veçanërisht në fillim të sezonit.

Për momentin, gjithçka varet nga vlerësimet e mëtejshme mjekësore dhe vendimi nëse do të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike /Gazeta Express


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark