Insajderi
Insporti

Alarm te Spanja, lëndohen Nico Williams dhe Yeremy Pino

Insajderi
27 June 2026 - 21:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alarm te Spanja, lëndohen Nico Williams dhe Yeremy Pino
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spanja ka marrë dy lajme shumë të këqija pas fitores ndaj Uruguait në Kupën e Botës.

Nico Williams dhe Yeremy Pino pësuan lëndime dhe rrezikojnë të mungojnë në ndeshjet e ardhshme.

Sipas raportimeve, Yeremy Pino dyshohet se ka thyer klavikulën (kockën e shpatullës), një dëmtim që mund ta lërë jashtë për pjesën e mbetur të turneut.

Ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të konfirmuar shkallën e lëndimit.

Ndërkohë, Nico Williams u largua me shqetësime muskulore dhe stafi mjekësor i Spanjës frikësohet se ai mund të mungojë për një periudhë.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos do t’i nënshtrohet testeve gjatë orëve në vijim për të përcaktuar seriozitetin e dëmtimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark