Insajderi
Showbiz

Sinjali i rremë për Big Brother VIP Kosova 4

Insajderi
07 November 2025 - 19:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sinjali i rremë për Big Brother VIP Kosova 4
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E premtja, dita tradicionale e ‘prime’-ve, ka ndezur një thashethem të madh në rrjetet sociale: A nis “Big Brother VIP Kosova 4” pikërisht sonte?

Lart e poshtë po thuhet se spektakli më i ndjekur po rikthehet, por e vërteta qëndron ndryshe dhe e gjitha është një keqkuptim i madh.

Shkak për këtë “alarm” të rremë është bërë një video e moderatorit Alaudin Hamiti, e cila ka qarkulluar me shpejtësi.

Megjithatë, siç konfirmohet, kjo video nuk është aspak e re.

Ajo i përket edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” dhe nuk ka asnjë lidhje me nisjen e sezonit të katërt sonte.

Pra, për të gjithë fansat e formatit, durimi do të duhet të vazhdojë edhe pak.

Deri më tani, nuk ka asnjë datë zyrtare të konfirmuar për nisjen e programit. E vetmja gjë që dihet sigurt është se pritja po i vjen fundit dhe, siç po kuptohet, “kurrë më afër nuk ka qenë”

@bigbrother.vipkosova #bigbrotherkosova #viralvideos #kosova #bbvip #viralvideos ♬ son original – bigbrother.vipkosova


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark