×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Alarmohet Ankaraja – ISIS paralajmëron sulme gjatë pashkëve

    Insajderi
    26 March 2016 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia turke bëri një paralajmërim mbi atentate të mundshme të grupit Shteti Islamik (ISIS) që synojnë katolikët dhe hebrenjtë gjatë fundjavës së Pashkëve në Turqi.

    “Ky alarm kombëtar paralajmëron për atentate që mund të shënjestrojnë kisha që festojnë Pashkët të dielën, por gjithashtu edhe sinagoga”, thekson agjencia zyrtare e lajmeve Anadollu.

    Policia paralajmëron se anëtarë të ISIS-it mund të kenë përgatitur sulme ndaj vendeve të kultit si dhe konsullatave apo ambasadave, në veçanti në Ankara, dhe se organizatat fetare jo myslimane duhet të jenë të vëmendëshme. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark