Këtë vit pritet të rikthehet festivali i muzikës shqiptare “Alba Festival”, i cili për herë të parë u mbajt në 2019 në Zvicër.
Festivali do të mbahet më 4-5 shtator pjesëmarrjen kanë filluar ta konfirmojnë yjet që do jenë të pranishëm.
Mes tyre është edhe këngëtarja Orhidea Latifi-Kida, e cila ka njoftuar përmes një postimi në InstaStory.
“Mezi po pres”, thuhet sipër postimit.
Kida ka qenë pjesëmarrëse në festival edhe në vitin 2019 me një sërë artistësh të suksesshëm, raporton Insajderi.