Insajderi
Showbiz

Alba Pollozhani flet për largimin e parakohshëm nga spektakli

Insajderi
27 February 2026 - 23:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alba Pollozhani flet për largimin e parakohshëm nga spektakli
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Kosova 4, në skenë është ngjitur edhe ish-banorja shumë e përfolur, Alba Pollozhani.

Asaj iu dha mundësia të mbante një fjalim para audiencës, ku u shpreh mirënjohëse për eksperiencën dhe për mbështetjen që kishte marrë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Më erdhi keq për mënyrën si dola, sepse ndoshta mund ta shtyja më shumë”, tha Alba, duke iu referuar tërheqjes së saj vullnetare nga gara disa javë më parë.

Vendimi i saj për t’u larguar kishte ardhur pas komenteve të shumta që kishte marrë lidhur me deklaratën për dëshirën e saj për t’u mbuluar, një temë që kishte nxitur reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.

Megjithëse ende nuk ka vendosur mbulesë, Alba u shpreh falënderuese ndaj publikut dhe ndaj të gjithë atyre që, sipas saj, kontribuan në rrugëtimin dhe suksesin e saj në këtë edicion të BBVK 4.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark